Pse hudhra konsiderohet një nga ushqimet më të shëndetshme në botë

0
36

Hudhra prej kohësh konsiderohet një nga përbërësit më të fuqishëm natyralë në kuzhinë dhe shëndet, falë vetive të saj të shumta.

“Në kuzhinë është e pazëvendësueshme, por hudhra është edhe e dobishme për shëndet. Ja disa dobi të saj, që janë zbuluar tash vonë.”

Një nga përdorimet e saj lidhet me kujdesin ndaj lëkurës.

Hudhra kundër puçrrave. – Hudhra e imtësuar shtohet në maska dhe losionë për fytyrë. Por, mënyra më efikase e largimit të puçrrave me hudhër, është duke i fërkuar atë me lëng hudhre.

Po ashtu, hudhra përdoret edhe për probleme të ndryshme të lëkurës dhe infeksioneve.

Shërimi i infeksioneve me kërpudha në këmbë. – Hudhra është e dobishme edhe kundër infektimeve me kërpudha mikroskopike. Është e njohur banja për këmbë, ku në legenin me ujë shtoni 10 thelpinj hudhre. Por, hudhrën mundeni edhe ta shtypni, ta përzieni me vaj ulliri dhe me të t’i lyeni pjesët e këmbëve, të infektuara nga kërpudhat.

Hudhra përdoret gjithashtu në mënyra tradicionale edhe për dhimbje dhëmbi dhe probleme të frymëmarrjes.

Vendoseni një thelb të vogël të hudhrës midis nofullave dhe pjesës së brendshme të faqes, afër dhëmbit që ju dhemb. Dhembja largohet shpejt.

Primena belog lukaKundër viruseve dhe ftohjes. – Në mjekësinë kineze hudhra përdoret për një freskim të përgjithshëm të organizmit. E marrin një thelb hudhre në gojë dhe e lëpijnë si bonbone.

Në fund, thuhet se hudhra ka edhe efekte të përgjithshme pozitive për organizmin.

Primena belog lukaPërpos kësaj, është parë se hudhra e pastron gjakun, e stimulon apetitin, mbron nga gripi, e forcon imunitetin, është e dobishme te anemia, te bronkiti kronik, etj./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here