Domatja, aleatja natyrale e lëkurës së yndyrshme

0
44

Domatja konsiderohet një nga përbërësit natyralë më të dobishëm për kujdesin e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e yndyrshme, falë përmbajtjes së saj të lartë me antioksidantë.

E pasur me likopene, domatja, një antioksidant natyral, ruan lëkurën nga plakja dhe nga radikalet e lira.

Përbërësit e saj përdoren shpesh edhe në produkte kozmetike për mbrojtjen e lëkurës, sidomos përpara ekspozimit në diell, shkruan 04 Online.

Përbërësit e saj gjenden gjithashtu në disa preparate që përgatisin lëkurën për ekspozimin në diell. Me jo më pak rëndësi është përdorimi i saj për aftësitë purifikuese dhe riekuilibruese.

Falë acideve natyrale, domatja ndihmon në pastrimin e lëkurës dhe reduktimin e papastërtive.

Plot me acide frutorë, ajo eliminon qelizat e vdekura dhe pikat e zeza në lëkurë./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here