Anthony Gordon thyen rekordin e Ronaldos dhe Benzemas në Champions League

0
21

Anthony Gordon ka shkruar historinë në Ligën e Kampionëve, duke vendosur një rekord të ri pas fitores 4:1 të Barcelonës ndaj Sabahut në Azerbajxhan.

Sulmuesi anglez realizoi dy gola në këtë përballje, duke e çuar në gjashtë numrin e golave si mysafir në një shtet të vetëm brenda një viti kalendarik. Katër të tjerët i kishte shënuar më herët me Newcastle United ndaj Qarabag.

Me këtë arritje, 25-vjeçari kaloi Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman, të cilët kishin realizuar nga pesë gola në këtë kategori.

Gordon numëron tashmë 13 gola dhe dy asistime në 23 paraqitje në Champions League, duke u shndërruar në një prej sulmuesve më produktivë të dy edicioneve të fundit./04 Online/