Muriqi vendos në Ukrainë, Fenerbahçe triumfon ndaj Shakhtarit

0
51

Fenerbahçe ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Shakhtar Donetskut, duke fituar me rezultat minimal 0-1, falë golit të sulmuesit kosovar Vedat Muriqi.

Futbollisti nga Prizreni fillimisht realizoi në minutën e 17-të, por goli iu anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për prekje të topit me dorë. Megjithatë, Muriqi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 56-të, kur përfitoi nga topi i kthyer pas goditjes së Greenwood.

Dy minuta më vonë, Greenwood shënoi sërish, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Me këtë fitore, Fenerbahçe shkon në kuotën e tetë pikëve, ndërsa Shakhtar Donetsk mbetet me katër./04 Online/