Shumë njerëz pëlqejnë të dekorojnë shtëpitë e tyre me piktura dhe objekte të ndryshme, por sipas disa besimeve dhe traditave, jo të gjitha dekorimet konsiderohen të përshtatshme për ambientin e shtëpisë.
Shumë njerëz i duan dekorimet e ndryshme në muret e tyre, ose mbi inventarë, por që nuk janë të vetëdijshëm se disa prej tyre sjellin shumë energji negative.
Sipas këtij këndvështrimi, rëndësi të veçantë ka edhe përmbajtja e pikturave dhe emocionet që ato mund të përcjellin.
Për të gjithë ata që i duan pikturat, duhet të kenë kujdes me që në momentin e pikturimit, është piktori ai i cili ka hedhur ndjenjat mbi atë letër, ndërsa piktura përmban një tematikë.
Në veçanti, theksohet se disa motive mund të ndikojnë negativisht në atmosferën e shtëpisë.
Pikturat të cilat paraqesin dhunë, luftë, shkretëtirë dhe çfarëdo që lidhet me vdekshmëri, duhet menjëherë të hiqen nga shtëpia.
Po ashtu, sipas disa besimeve tradicionale, edhe disa dekorime artificiale nuk janë të preferuara në ambientet e brendshme.
Poashtu, lulet e plastikës sipas mitologjisë kineze, ndjellin sëmundje dhe negativitet.
Në fund, theksohet se edhe dhuratat dekorative nuk duhet mbajtur gjithmonë nëse nuk përshtaten me energjinë e shtëpisë.
Edhe nëse këto gjëra janë dhuratë, nuk është e vlefshme të mbahen në shtëpi, edhe pse ju duket e pakapshme, por nuk mund ta dini se në çfarë mënyre mund të sillet energjia që sjellin./04 Online














































