Ekspertët rekomandojnë që të konsumojmë proteina për të mirën e… lëkurës sonë.
Mjekia Naana Boakye shpjegon se proteinat si kolagjeni dhe elastina kontribuojnë në strukturën e duhur dhe funksionimin e mirë të lëkurës.
Prandaj, një burim alternativ proteinash gjatë ditës për përfitimet e mundshme shëndetësore të lëkurës dhe që rekomandohet nga dermatologët janë bajamet.
Ja përfitimet nga konsumimi i tyre
Janë një burim i pasur proteinash
Është burim i antioksidantëve si vitamina E, që neutralizon radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën
Disa kërkime vlerësojnë se ngrënia e bajameve mbron nga rrezatimi UVB i diellit, një shkak kryesor i dëmtimit të lëkurës nga radikalet e lira që mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës. Megjithatë nuk e zëvendëson kremin e diellit.
Ka një efekt të dobishëm edhe në barrierën e lëkurës, duke e mbrojtur nga mikroorganizmat.