Prokuroria e Prizrenit ngrit 10 aktakuza kundër 12 personave

0
356

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria Themelore në Prizren ka ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, ndërsa ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person,
për shkak të dyshimit të arsyeshëm se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të
arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur dhjetë (10) aktakuza
kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi””, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply