Prokuroria e Prizrenit ndalon 1 person dhe ngrit 13 aktakuza kundër 13 personave

0
354

Gjatë 24 orëve të fundit Prokuroria e Prizrenit ka ndaluar një person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndërsa ka ngritur 13 aktakuza kundër 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e
narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur trembëdhjetë (13)
aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, thuhet në njoftimin e Prokurorirsë Themelore në Prizren./04 Online

Leave a Reply