Qendra e LVV-së në Prizren ka vijuar me prezantimin e aderimeve të reja në këtë komunë.
Prof. Dr. Gazmend Temaj nga sot i është bashkuar këtij subjekti politik.
“Në vazhdimësi profesionistët e profileve të ndryshme po e shohin Lëvizjen si mundësi që të japin kontributin e tyre shoqëror, përveq atij profesional në institucionet ku ata angazhohen. Ardhja e Prof Temajt e shton ekspertizën dhe profesionalizmin në Lëvizjen VETËVENDOSJE, e në veçanti në Qendrën e Prizrenit.
Gazmend Temaj është doktor i shkencave mjekësore, gjenetist i shquar kosovar në Universitetin për Biznes dhe Teknologji, Kosovë.
Gazmend Temaj ka lindur në Prizren, Kosovë, më 30 shtator 1974. Ai mbaroi shkollën fillore dhe të mesme ne Prizren. Studimi universitare: Universiteti i Prishtinës (1994-1998); Shkalla: Biologji e Përgjithshme -Bachelor. Studimi Master: Universiteti i Sarajevës (2002-2008); Shkalla / Master: Master i Shkencave në Gjenetikë;titulli i temës së masterit:”Kvantitativna i kvalitativna analiza dermatoglifa između albanskog i turskog stanovništva Kosova”/”Analiza kualitative dhe kuantitative e dermatoglifeve midis popullsisë shqiptare dhe turke të Kosovës”; Studimi i Doktorit: Universiteti Shkencave Mjekesore Paraclesus Salzburg (2014-2016); Shkalla / PhD: Dr. Scient. Med.; Titulli i temës së doktoratures:”Molecular environment and expression strategy of therapeutic target RpL35/uL29 in Epidermolysis bullosa” / “Mjedisi molekular dhe strategjia e ekspresionit si objektiv terapeutik RpL35/uL29 në Epidermolysis bullosa”; Mentor: Prim. Prof. Dr. J. Ë. Bauer; Prof. Dr. L. Breitenbach-Koller. Specializimi: Shoqata Evropian e Gjenetikës Humane(2018/09/05);Specializimi: Laborant i Gjenetikës Klinike;. Prej vitit 2020 është bashkëpuntor i jashtëm i Akademis së shkencave dhe të arteve të Bosnës dhe Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e LVV-së në Prizren./04 Online