Humb jetën filigranisti prizrenas, Nevruz Dajqi, i cili u godit nga motoçikleta ditë më parë

0
168

Një person ka humbur jetën sot në Prizren, pasi i njëjti ishte goditur nga një motoçikletë ditë më parë dhe për pasojë nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve.

Bëhet fjalë për Nevruz Dajqin nga komuna e Prizrenit, i cili ishte aksidentuar teksa po kalonte rrugën, për t’u dërguar me urgjencë në QKUK, aty ku po trajtohej që nga 14 prilli.
I njëjti ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme, kanë njoftuar familjarët e viktimës.

Dajqi ishte një nga filigranistët më të vjetër të qytetit të Prizrenit, ku bënte punime argjendarie.

Leave a Reply