Prizreni synon t’i hyjë garës për “Kryeqytet Kulturor Evropian – 2028”

0
314

Prezantimi publik “Prizreni si Kryeqytet Kulturor Evropian” është mbajtur të martën në kinemanë “Lumbardhi”, me ç’rast është thënë se aplikimi i eventual i qytetit të vjetër paraqet një mundësi për të gjeneruar përfitime kulturore, sociale dhe ekonomike, për të stimuluar rigjenerimin urban, si dhe për të rritur vizibilitetin dhe profilin ndërkombëtar.

Kryeqyteti Evropian i Kulturës është nisma më e dukshme dhe më prestigjioze evropiane në fushën e kulturës. Mundësitë për të aplikuar për këtë titull po i shqyrton edhe Prizreni.

Sfidat e procesit të kandidimit në këtë program janë shpalosur të martën nga ekspertja kroate, Emina Vishniq, kryesuese e programit të Kryeqytetit Kulturor Evropian “Rijeka 2020”./Koha

Leave a Reply