Prizren | Sulmoi fizikisht gruan e tij, i dyshuari me vendim të prokurorit lirohet

0
170
Foto: Ilustrim

Rastet e dhunës në familje, në Kosovë nuk kanë të ndalur, një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raportet e policisë, ku çdo ditë po raportohet për këto raste të cilat vazhdojnë të mbesin sfidë për institucionet e shtetit.

Nga raportet e policisë, dërguar mediave bëhet e ditur se fatkeqësisht viktimat e dhunës në familje janë kryesisht femrat.

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Stacionin Policor në Prizren në mëngjesin e së hënës.

Një femër ka raportuar në Policinë e Prizrenit se bashkëshorti i saj e ka sulmuar atë fizikisht.

Siç bëhet e ditur nga raporti i policisë të dy palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Leave a Reply