Prizren, shtyhet gjykimi ndaj Ilir Haxhiajt i cili po akuzohet për rrahjen e gruas e cila më pas kishte vdekur në QKUK

0
351

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të mbahet seanca ndaj Ilir Haxhiaj, i cili po akuzohet për lëndim të rëndë trupor me pasojë vdekjen.

Shkak për mosmbajtjen e këtij gjykimi ishte mungesa e anëtares së trupit gjykues, gjykatëses Kimete Kicaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Ajser Skenderi në seancën e sotme konstatoi se për shkaqe shëndetësore nuk është prezent anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Kimete Kicaj.

Pasi që nuk pati kushte, shqyrtimi i sotëm nuk u mbajt, e njëjta u shty për 01 shkurt të vitit 2021, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar më 30 gusht 2019, Ilir Haxhiaj akuzohet se më 31 maj 2019, rreth orës 17:30 minuta, duke drejtuar veturën “Suzuki” Wagon R+ në rrugën “Gusia” në dalje të fshatit Samadraxhë, ku ishte me bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D., e ulur mbrapa me të cilën për shkak të mosmarrëveshjeve të mëhershme janë fjalosur, e pastaj i akuzuari Ilir Haxhiaj e ka ndalur makinën në anën  e djathtë të rrugës dhe e ka nxjerr nga vetura me forcë të ndjerën.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Haxhiaj pasi kanë dalur jashtë nga vetura, ka filluar ta sulmojë fizikisht bashkëshorten e tij, të ndjerën H. D., duke e grushtuar në të gjitha pjesët e trupit e cila pastaj është rrëzuar në asfalt të rrugës, ia ka kapur kokën dhe disa herë e ka goditur për asfalti ku i pëson thyerje të kockës zverkore, gjakderdhje masive në cipat e buta trunore dhe në vertikuj.

Si pasojë e dëmtimeve në kokë, fytyrë, gjoks, shpinë dhe duar, H. D., kishte vdekur në QKUK në Prishtinë./BetimipërDrejtësi

Leave a Reply