Prizren | Policia ia publikon fotografinë – kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij personi

0
396

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi që dyshohet për veprën penale “kanosje”, shkruan gazeta10.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale me 30 dhjetor në rrugën “Willian Woker” në Prizren.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Prizren, 04 Janar 2024

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tijë lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi është:

• Personi kërkohet , për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhe me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker” në Prizren .

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren

– E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Leave a Reply