Talent, forca politike nuk tregohet te gratë

0
1299

Për dy vite me radhë veç i ke gënjyer e mashtruar qytetarët. I ke gënjyer rreth perfomancës duke dërguar komente të fryera nëpër institute, të cilat nuk e pasqyrojnë realitetin e Prizrenit.

Ke dështuar në arsim, ke pas shumë fjalë. Qytetarët e Prizrenit të kanë besuar vërbërisht se do të sjell ndryshime në këtë sektor, por aty ke dështuar. Përveç që e ke mbushur me militant këtë sektor, nuk ke qenë në gjendje nga një shujt me ja siguru nxënësve.

Ke dështuar edhe në shërbime publike, shumë zhurëm për dy rrethe, pak rrugë e do trotuare. A të kujtohet kur e përqeshje pushtetin e kaluar, kur gropat i mbyllnin me kubëza, rrugët e shtruara në qeverisjen tënde po prishen brenda gjashtë muajve. Dil kqyri se si dhe me çka po mbushen gropat sot.

Ke dështuar në kulturë e në sport. Ti me Adem Morinën keni menduar se duke i dhënë subvencione llojlloj individit e llojlloj OJQ-së keni me i ba njerëzit për veti, nuk ju doli ashtu. E keni degradu kulturën, OJQ-të, FC “Liria” në fund të pusit, KB “Bashkimi” po njëjtë. Mbajeni në mend, atyre që i keni dhënë subvencione, bash ata kanë me ju qu në shtëpi.

Talent, ke dështuar në urbanizëm. Të kanë bi ndërtesat pa leje sikur këpurdhat pas shiut. Shtëpitë pa leje janë duke u ndërtuar në secilën rrugë e lagje.

Talent, kudo në botë secili kryetar komune apo shteti që ka tentu me tregu forcën politike përmes goditjeve ndaj grave, vet ka përfunduar si është më së keqi. Era dështim po të vjen, era humbje po të vjen në parti e në qytet.

Talent, tash emri po të shkon edhe më shumë, por si Talent dështaku në politikë.

Shkruan: Ilir BALDEDAJ

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply