Prishtina “çmonton” Ferizajn

0
489

Prishtina ka treguar edhe një herë forcën e saj, kësaj radhe kundër skuadrës së Ferizajt.

Skuadra nga kryeqyteti arriti të shënojë 8 gola në këtë ndeshje kurse skuadra e Ferizajt shënoi vetëm 1 gol, shkruan Gazeta Sinjali.

Meriton Korenica pati një paraqitje të shkëlqyer në këtë ndeshje për Prishtinën duke arritur të shënojë “hat trick”.

Me këtë fitore Prishtina ka arritur që t’ja rrëmbej pozitën e tretë Gjilanit, kurse është vetëm 2 pikë larg pozitës së parë në të cilën gjendet Drita.

Leave a Reply