Presidentja Osmani pret sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë

0
220

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Takimi pritet të mbahet me fillim nga ora 11:00, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Ky takim mbahet në kabinetin e presidencës ndërsa, pas takimit, të dy do të dalin në konferencë për media.

Kujtojmë se kryediplomati turk mbërriti të shtunën në Kosovë dhe atë e priti Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla.

Leave a Reply