Posta e Kosovës dhe Policia në Prizren/ Bashkëpunim për shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet në trafik

0
252

Menaxheri i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit, Liri Ramadani, së bashku me stafin e tij, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e njësisë së trafikut rrugor të Policisë së Drejtorisë Rajonale në Regjionin e Prizrenit.

“Në këtë takim diskutuam mbi arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit për kryerjen e shërbimeve postare: pranim, përpunim dhe shpërndarjen e dërgesave/gjobave të trafikut rrugor në adresën e të gjobiturve”, ka shkruar Ramadani në rrjetin social Facebook.

Posta e Kosovës javën e kaluar ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut në Prishtinë.

Ramadani tha se marrëveshja ka filluar të realizohet në Prishtinë dhe do të vazhdojë me Prizrenin, si dhe me komunat e tjera të vendit.

“Siç jeni të informuar, Posta e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut. Marrëveshja ka filluar të realizohet në Prishtinë dhe do të vazhdojë me Prizrenin, si dhe me komunat e tjera të vendit”.

“Menaxhmenti i Postës së Kosovës – Regjioni i Prizrenit garantoi përfaqësuesit e njësisë së trafikut rrugor të policisë në Prizren se gjobat do të dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve”.

“I njoftova se dërgesat e para të gjobave, të shqiptuara nga Policia e Kosovës në Prishtinë për qytetarët e regjionit të Prizrenit, janë dorëzuar te palët përkatëse në kohë rekord”, shkruan Ramadani./PP/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here