Policia shqipton mbi një mijë e 300 gjoba në trafik brenda 24 orëve

0
90

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1351 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 25 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 18 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 17 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply