Policia sekuestron armë e municion, që u përdorën në gazmende familjare në Prizren

0
74

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municion që dyshohet të jenë përdorur në gazmende familjare.

Në rastin e parë, më 29 shtator, rreth orës 09:30 policia ka marrë informatën se në fshatin Muradem të Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me të dyshuarin i cili ka mohuar se ka shtënë me armë zjarri.

“Policia ka kontrolluar automjetin të dyshimtit dhe gjatë kontrollit kanë gjetur municion, 18 fishekë kalibër i panjohur. Në vendin e ngjarjes ka dalur polici hetues si dhe forenzika, të cilët pas shikimit të vendit të ngjarjes në cilësinë e provave materiale kanë sekuestruar municionin” thuhet në njoftim të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, iniciohet rasti, ndërsa i dyshuari Sh.M., 49 vjeç, ndalohet për 48 orë, shkruan IndeksOnline.

Në rastin e dytë, Sektori i Hetimeve ka pranuar ekzaminimin e një telefoni nga forenzika dhe gjatë verifikimit të materialit që kishte në telefon, shihet i dyshuari D.M., 24 vjeç, me një arme kallashnikov, duke shtënë në ajër.

“Më 30 shtator në ora 15:50, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit. I njëjti ka pranuar se kishte shtënë me armën kallashnikovë dhe të njëjtën armë ia kishte dhënë të dyshuarit tjetër, D.P., 20 vjeç, ta fshehë” thuhet në njoftim.

Pas pranimit të informatës, hetuesit së bashku me forenzikën kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe kanë sekuestruar armen me një karikator dhe një çantë të zezë.

“Pas konsultimit me Prokurorin e rastit, të dy të dyshuarit lirohen me procedura të rregullt. Kundër tre të dyshuarve do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”” thuhet në njoftim./IndeksOnline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here