Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka zhvilluar një plan operativ në qytet, ku cak ishin motoristët të cilët nuk po respektojnë rregullat e trafikut dhe po qarkullojnë në komunikacion në kundërshtim me ligjin e trafikut.
Si rezultat i kësaj, Policia ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve janë shqiptuar shume gjoba dhe janë sekuestruar disa motoçikleta.
Sipas një njoftimi, Policia ka sekuestruar gjithsej 14 motoçikleta dhe ka shqiptuar rreth 42 gjoba për kundërvajtje të ndryshme kundër ngasësve të motoçikletave dhe trotineteve.
Tutje, Policia ka i ka rekomanduuar ngasësve të motoçikletave, mopedëve dhe trotinetëve që mjetet e tyre të doganohen dhe regjistrohen, targat të vendosen në vendin e duhur, ngasësit të kenë patentë shoferi për kategorinë përkatëse, ngasësi dhe pasagjeri të ketë helmetën e përshtatshme për siguri, të respektohen shenjat e komunikacionit, etj.