Policia kap nëntë persona duke luajtur bixhoz në një vilë në Jezerc

0
226

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten ka marrë informatë se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, disa persona po luajnë bixhoz të paligjshëm.

Policia ka treguar se ka reaguar menjëherë dhe ka kapur nëntë persona duke luajtur bixhoz.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur 301 çipa që konvertohen në shumë të parave e dy palë letra të cilat janë konfiskuar.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

“Sot, në ora 00:05 të mëngjesit, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një vilë në fshatin Jezerc të Ferizajt, dyshohej se disa persona ishin duke zhvilluar aktivitete joligjore, duke luajtur bixhoz. Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj, kanë reaguar menjëherë dhe janë nisur në drejtim të këtij lokacioni, ku kanë hasur nëntë (9) persona duke luajtur bixhoz. Me këtë rast, policia i ka marrë veprimet e nevojshme hetimore, duke bërë fotografimin dhe si dëshmi materiale kanë gjetur një pako me 301 çipa që konvertohen në shuma të caktuara të parave dhe 2 palë letra që janë përdorur për të luajtur bixhoz, të cilat janë konfiskuar. Pasi janë kontrolluar personat e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është inicuar rast penal ndaj personit me inicialet P.V (M/K) i moshës 51 vjeçar për veprën ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe të gjithë personat janë liruar për procedurë të rregullt të mëtejme hetimore”, njofton policia.

Leave a Reply