Policia indiane fajëson minjtë se hëngrën 200kg kanabis të sekuestruar

0
1005
Foto: Ilustrim

Policia në Indi ka fajësuar minjtë për shkatërrimin e afër 200kg kanabis të sekuestruar nga tregtarët dhe të mbajtur në stacionin policor.

“Minjtë janë kafshë të vogla dhe nuk kanë frikë nga policia. Është e vështirë të mbrohet droga nga ta”, ka thënë një gjykatë në Uttar Pradesh.

Gjykata tregoi tri raste ku marihuana është shkatërruar nga brejtësit, raportoi BBC.

Gjykatësi Sanjay Chaudhary tha se kur gjykata i kërkoi policisë ta paraqiste drogën e sekuestruar si provë, iu tha se 195kg e kanabisit ishte “shkatërruar” nga minjtë.

Ai tha se policia nuk ka ekspertizë në menaxhimin e situatës pasi minjtë janë “shumë të vegjël”. Mënyra e vetme për të ruajtur materialet e sekuestruara nga “minj të tillë të patrembur”, shtoi ai, është që t’u jepet droga laboratorëve të kërkimit.

Në vitin 2018, tetë policë argjentinas u pushuan nga puna pasi fajësuar minjtë për zhdukjen e gjysmë toni kanabisi nga një depo e policisë. Por, ekspertët kundërshtuan arsyetimin, duke thënë se brejtësit nuk ka gjasa ta ngatërrojnë drogën për ushqim dhe “nëse një grup i madh i minjve do ta kishte ngrënë, shumë kafshë të ngordhura do të gjendeshin në depo”.

Leave a Reply