Pogba s’largohet nga ‘Old Trafford-i’

0
316

Gjiganti anglez Manchester United nuk do të hyjë në negociata në këtë janar me asnjë klub të interesuar në shërbimet e mesfushorit Paul Pogba, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Po ashtu, spekulohet që krerët e “Djajve të Kuq” do të refuzojnë çdo propozim për huazim ose marrëveshje ku Pogba mund të përfshihet në ndërrim me ndonjë lojtar tjetër.

Dëshira e United qëndron e njëjtë që nga muaji korrik, që ylli francez të rinovojë kontratën e tij dhe të vazhdojë të ardhmen në stadiumin “Old Trafford”.

Në anën tjetër, Paul Pogba ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen e tij, por sipas spekulimeve pritet që mesfushori 28 vjeçar të përfundojë aventurën e tij me Manchester United këtë verë.

Këtë sezon, Pogba ka arritur të bëjë 13 paraqitje për United në të gjitha garat, duke regjistruar shtatë asistime mbi emrin e tij. 

Leave a Reply