Plani i Luizit: Nëse rrimë pa folur na nxjerrin nesër!

0
218

Pasi u izoluan në “burg”, për shkak se thyen rregullat e lojës duke folur për nominimet, katër banorët nisën me thurjen e planeve, për të dalë jashtë nga dhoma.

Luizi hodhi një ide, që sipas tij, nëse ata nuk flasin fare gjithë kohën, “Vëllai i Madh” do i nxjerrë jashtë “burgut”. Sipas tij, të njëjtën gjë bëri ai dhe Efi dhe ata dolën nga dhoma e bebit.

Olta e pyeti Luizin se përse ai do të bashkohet me pjesën tjetër të banorëve dhe ai tha se atje jashtë është loja dhe se brenda në burg, nuk kanë se çfarë bëjnë.

Olta tha se ajo është vetë loja. Aty ku është ajo apo Luizi, bëhet lojë.

Luizi përsëriti edhe një herë idenë e tij, duke thënë se në qoftë se ata nuk flasin fare, nesër dalin jashtë.

Ai shtoi se ka ardhur për të luajtur më të gjithë dhe jo me disa. Olta i tha atij se ai gjithë kohën rrinë me Kiarën, nuk është që luan.

Luizi u shpreh se ashtu do luajë dhe nëse banorët duan ta nxjerrin në nominim.

Leave a Reply