Përfundon drama në Suharekë, Ylli e Rahoveci prodhojnë spektakël

0
384

Rahovecit i ka takuar derbi i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma, Rahoveci e mposhti Golden Eagle Yllin në Suharekë me rezultatin 72:67.

Ndeshja ishte e hapur deri në fund dhe u vendos në aksionet e fundit. Më të qetë në fund ishin lojtarët e Rahovecit.

Rahoveci është kthyer te fitorja pas pesë humbjeve rresht. Altin Morina udhëhoqi Rahovecin me 11 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Isaiah Traylor kishte 16 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, ndërsa pikë dyshifrore realizuan edhe Arian Qallaku (14), Alban Veseli (13) dhe Marvin Jones (11).

Te Ylli u dallua Erjon Kastrati me 19 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.

Rahoveci me këtë fitore del në vend të parë me 34 pikë. Ylli i ka 33 pikë por ka një ndeshje më pak të luajtur.

Leave a Reply