Për disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët, një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

0
129

Një person ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij, të cilën e kishte gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:05, në Prizren.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi i emergjencës.

“Me datën e lartcekur dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se kishte shkuar për vizitë te viktima mashkull kosovar pasi disa ditë nuk ishte vërejtur nga fqinjët e tij. Dëshmitari e kishte gjetur viktimën në shtëpinë e tij pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës ku edhe është konstatuar se personi ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti i cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ iniciohet ‘Vdekje natyrore’ “, thuhet në raport. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here