Pep Guardiola “do të largohet” nga City në fund të sezonit

0
50

Pep Guardiola raportohet se është gati të largohet nga posti i trajnerit të Manchester City në fund të sezonit.

Sipas “Daily Mail”, trajneri legjendar do të largohet pas ndeshjes së së dielës kundër Aston Villës, duke i dhënë fund një periudhe dominimi që nga ardhja e tij nga Bayern Munichu në vitin 2016.

Spanjolli ka udhëhequr Cityn drejt gjashtë titujve të Premierligës, me një mundësi të vogël për të fituar të shtatin nëse ata arrijnë të kalojnë Arsenalin në javën e fundit – që do të ishte edhe ndeshja e tij e fundit në krye të klubit.

Ai gjithashtu ka fituar tre FA Cup, pesë Kupa EFL dhe Ligën e Kampionëve si pjesë e tripletës historike në sezonin 2022/23.

Sipas raportit, Manchester City tashmë ka filluar të njoftojë sponsorët për këtë zhvillim, ndërsa njoftimi zyrtar pritet të vijë të dielën.

Madje, thuhet se do të organizohet edhe një paradë me autobus të hapur të hënën në Manchester për të festuar arritjet e tij me klubin.

Parada pritet të nisë rreth orës 16:00 në “Northern Quarter” dhe të përfundojë pranë “Etihad Stadium”.

Në listën e kandidatëve për ta zëvendësuar Guardiolën përmenden Enzo Maresca, ish-asistent i tij dhe ish-trajner i Chelseat, si dhe Vincent Kompany, legjenda e Cityt dhe trajneri aktual i Bayern Munichut.

Lajmi vjen në një moment kritik për garën e titullit, me Cityn që ndodhet dy pikë prapa Arsenalit dhe me vetëm dy ndeshje të mbetura.

Ata duhet të mposhtin Bournemouthin dhe Aston Villën, por edhe atëherë shpresat për titull varen nga gabimet e Arsenalit ndaj Burnleyt dhe Crystal Palacet./GazetaExpress/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here