Parlamenti Evropian kushtëzon Serbinë me sanksione kundër Rusisë

0
321

Parlamenti Evropian i ka kërkuar Serbisë t’i vë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, të ndërpresë bashkëpunimin ushtarak me këtë vend dhë të shqyrtojë edhe ndalimin e linjave të fluturimit Beograd – Moskë, ka shkruar mediumi publik serb “RTS” të mërkurën.

Në tekstin e plotësuar të raporti të PE-së për Serbinë, e të cilin mediumi serb thotë se e ka siguruar, këtij vendi i bëhet me dije se procesi integrues drejt BE-së varet nga “vullneti i politikëbërësve dhe rruga që do të ndjekin”

Në raport, Serbisë i kërkohet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

“Raporti thekson se respektimi i politikës së jashtme të BE-së, përfshirë sanksionet kundër Rusisë, do të përcaktojë rrjedhën e mëtejshme të negociatave për anëtarësim. Teksti i 40 amendamenteve të dakorduara për të cilat u pajtuan grupet kryesore politike, veçanërisht thekson nevojën për harmonizimin e Serbisë me qëndrimin e BE-së ndaj luftës në Ukrainë”, shkruan “RTS”-ja.

Në një sërë amendamentesh për marrëdhëniet me Rusinë, që zgjeruan raportin fillestar të raportuesit Vladimir Bilchik, eurodeputetët kërkuan “sanksione urgjente”, duke shprehur shqetësimin se Serbia është ndër të paktat vende evropiane që nuk respektuan qëndrimin e BE-së.

“Pajtohemi që kapitujt e rinj të negociatave të hapen vetëm kur Serbia të marrë masat e nevojshme në këtë drejtim, duke përfshirë fushën e sundimit të ligjit”, thuhet në raport.

Parlamenti Evropian shprehu keqardhjen për fluturimet e vazhdueshme midis Beogradit dhe Moskës në një kohë kur hapësira ajrore e BE-së është e mbyllur për fluturimet nga Rusia dhe i bëri thirrje Serbisë “ta shqyrtojë bashkëpunimin e saj ekonomik me Rusinë”.

“Parlamenti Evropian i bën thirrje Serbisë të pezullojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, duke përfshirë projekte të tilla si Qendra Humanitare ruse në Nish”, thuhet në raport, sipas “RTS”-së.

Teksti i plotësuar i raportit për Serbinë kritikon “përhapjen e dezinformatave në lidhje me agresionin rus në Ukrainë, duke përfshirë mediat e afërta me qeverisë dhe i bën thirrje autoriteteve serbe të ndërmarrin hapa vendimtarë në luftën kundër lajmeve të rreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here