Osmani falënderon Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, për mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave

0
242

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka falendëruar Gjermaninë, Francën dhe Poloninë, në mbështetjen e tyre për liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se ky proces tashmë i vonuar, është rikthyer në agjendën e duhur falë angazhimit të institucioneve shtetërore.

“Shumë faleminderit Gjermanisë, Francës dhe Polonisë për angazhimin e tyre të vendosur ndaj vizave. për popullin e Kosovës. Ky proces i vonuar është rikthyer në rrugën e duhur përmes punës së palodhur dhe agjendës së qartë të institucioneve të Kosovës dhe mbështetjes së aleatëve tanë” shkroi Osmani në Twitter.

Leave a Reply