Osman Hajdari: Reformimi i Administratës, i kurseu për një vit mbi 150 mijë euro qytetarëve të Prizrenit

0
434

Drejtori i Administratës në Prizren, Osman Hajdrai, ka thënë se si rezultat i reformimit të drejtorisë që ai e udhëheqë, për një vit janë kursyer mbi 150 mijë euro të qytetarëve.

Sipas Hajdarit, që nga gushti i vitit të kaluar qytetarëve u kërkohet letërnjoftimi aty për aty dhe jo e fotokopjuar sikur më parë, kur kanë nevojë të nxjerrin dokumente të gjendjes civile.

Ky ndryshim sipas Hajdarit ka rezultuar edhe me kursimin e 154 mijë e 139 euro para të qytetarëve

“Më lehtë dhe pa shpenzime për qytetarin-një nga shumë reformat e administratës lokale, gjithmonë për qytetarin!”, ka thënë Hajdari./04 Online

Leave a Reply