Ikjet e pandalshme nga burgu kolektiv!

0
795

Nga cilido këndvështrim ta shikojmë realitetin e sotëm kosovarë, na del të jetë i dhimbshëm dhe i mjerë. Një vend pa funksionim të sistemit të drejtësisë, i zhytur thellë në korrupsion dhe krim të organizuar dhe pa asnjë përspektivë zhvillimore.
Pasojat e politikbërjes së gabuar
Si pasojë e keq-qeverisjes 21 vjeçare dhe izolimit ndërkombëtar të qytetarëve, mungesës së zhvillimit ekonomik dhe krizave të njëpasnjëshme politike, e në veçanti nga rrëshqitjet e njëpasnjëshme në dialogun e pabarabartë me Serbinë, shteti i Kosovës është duke shkuar drejt falimentimit dhe zhbërjes fizike.Përveç krizës së thellë politike, në të cilën është katandisur vendi, shtetin e Kosovës e kanë mbërthyer një varg krizash; financiare, shëndetësore, morale, kulturore,…ku të gjitha së bashku janë pasojë e politikbërjes së gabuar për një kohë të gjatë.Largimi në mënyrë masive i të rinjve dhe familjeve shqiptare nga Kosova i viteve të fundit është duke e rrezikuar të ardhmen e vendit në periudhën e afërt, të mesme dhe afatgjatë.
Ikja e çlirimtarëve nga shteti për të cilin luftuan
 Ikja nga vendlindja është zgjidhja e fundit, është rruga më e rëndë dhe më e mundimshme në jetën e njeriut.Mallkimi dhe rënkimi i të ikurve me shpirt të thyer nga vendlindjet e tyre është duke ndjellur kob për shtetin e Kosovës.Njerëzit nuk po ikin nga dëshira, por nga pamundësia për të jetuar dinjitetshëm në atdheun e tyre, ngase pushtetet e pasluftës ua mbyllen të gjitha dyert, ua shuan të gjitha shpresat për jetë në vendlindjen e tyre.Padyshim, më të pakënaqurit janë ata që dhanë dhe sakrifikuan më së shumti nga vetja e tyre për gjysëm shtetin dhe gjysëm lirinë që po e gëzojmë sot.Pra, ata janë luftëtarët e lirisë sonë, qofshin ata që ishin nën uniformën e UÇK-së apo luftëtar pa uniformë,  por që më armë në dorë u përballen më pushtuesin serb, të cilët në shpirtë kanë lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre, shtetin ligjor dhe demokratik.E kam përjetuar rëndë në shpirtin tim rrëfimin e ish nxënësit tim, të cilin mosha e pjekurisë (18 vjeç) e gjeti në radhët e UÇK-së, pjesmarrësin e shumë betejave të lavdishme, ish pjestarin e Trupave  Mbrojtëse të Kosovës (TMK), i cili për një kohë të gjatë trokiti kot dyerve të institucioneve të shtetit, në kërkim të një vendi të punës,…të cilin e sotmja (pas 21 vjetësh) e gjenë duke bredhur rrugëve të perëndimit në kërkim të ekzistencës dhe të një jete më të mirë për familjen e tij, pasi shteti nuk i ofroj asgjë!Nuk e di se a ka dëshpërim më të madh sesa ai i babait të një dëshmori, që e kishte të vetmin djalë, i shkon tek varri dhe i thotë: “Lamtumirë o bir, unë po ta kthej shpinën dhe po e lë vendin për të cilin dhe jetën ti o drita e vetme e jetës sime…”.Jo vetëm e dhimbshme, ky është mallkimi më i madh për politikanët që u është bërë gjaku ujë, të cilët para vetes nuk shohin gjë tjetër përveq egos së  pafundme për pasurim dhe uzurpim të institucioneve, duke e trajtuar shtetin e Kosovës si plaçkë lufte e jo si atdhe të tyre.
Shuarja e shpresave dhe vrasja e ëndërrave
Shuarja e shpresave dhe vrasja e ëndrrave për të krijuar lumturi të përbashkët familjare në shtetin amë, në vendlindje është gjëja më e dhembshme që mund të përjetojë njeriu në jetën e tij.Është tepër e dhimbshme kur dëgjon, që të rinjë dhe familje të tëra, të lodhura nga varfëria dhe denigrimi social, nga humbja e të gjitha shpresave për një të nesërme më të mirë në shtetin e lirë, shesin shtëpi e pasuri për të blerë vizat…, dhe me lot në sy, me dhembje në shpirt dhe zemër të coptuar e mbyllin pragun e shtëpisë së tyre, për t’u nisur drejt një shprese të re në vende të panjohura, të cilat jo rralë iu sjellin dëshprim dhe përfundim fatal.Është shumë e dhimbshme kur fëmijëve u ndërpritet fëmijëria në vendin e lindjes; kur nxënësit ndahen nga shokët e klasës, nga mësuesi që ua mësoi alfabetin e gjuhës shqipe, nga familja e farefisi i gjerë, ndoshta për të mos u parë më kurrë mes vete në këtë jetë!
Dëshprimi i mërgimtarëve, i dhimbshëm dhe i rëndë
Por akoma më e dhimbshme është kur dëgjon mërgimtarët e dëshpruar, me shpirtë të thyer dhe zemër të plagosur, të thonë; “nuk do të kthehem asnjëherë në Kosovë”, shkaku i zhgënjimit në partitë politike dhe politikanët kosovarë, pa dallim pozitë dhe opozitë, në një shtet pa pikë perspektive dhe  tërësisht në duart e krimit të organizuar e mafio-oligarkisë kriminale.Si pasojë e kësaj situate, mërgimtarët nuk duan më që as eshtrat e tyre t’iu kthehen në vndlindje.Si pasojë e kësaj situate, viteve të fundit janë në rritje e sipër rastet e varrimit të mërgimtarëve në vendet ku jetojnë dhe veprojnë prej vitesh.Nuk e besoj të ketë gjë më të dhimbshme, se sa thyerja shpirtërore e një mërgimtari që tërë jetën i ka kushtuar familjes, lirisë dhe pavarësisë së atdheut të vet, e në fund të vie në situatë të braktisë vendlindjen e tij edhe për së vdekuri!

Kosova e sotme, më tepër i gjason një burgu kolektiv sesa një shteti të pavarur, më tepër i gjason një qeverisje provinciale sesa një shteti sovran, populli një kopeje delesh të ngujuara, ndërsa politikanët u ngjajnë barinjëve të uritur!Kosova e sotme është bërë parajsë e politikanëve dhe ferr i qytetarëve!

Shkruan: Florim ZEQA

Leave a Reply