Bashkimi kombëtar shqiptar, s’e bëjnë dot ca mercenar mediatik e ca injorant politik!

0
77

Zhurma dhe insistimi rrahagjokës lidhur me temën e “bashkimit kombëtar” (që qëllimisht e hapën ca medie sociale, ekskluzivisht (!)shkaku i protagonizmit dhe “mirëmbajtjes” sē kinse rejtingut të kulmuar!) pa një Projekt ideor e ndonjë kornizë sociopolitike e sociokulturore të përpunuar dhe të detajizuar (jo nga idealistët, as nga mercenarët mediatik, e sidomos jo nga injorantët shkencor e politikanët mediokër)si duhet dhe sa duhet nē detaje, tani për tani është i kotë! E për të mos thënë edhe i dēmshëm! Bashkimi… në fakt në rastin e shqiptarēve, s’mund dhe s’duhet të ndodh; as si bashkim ad hoc, e as një puçje e lidhje hermetike, e as “marrëveshje xhentëlmene” midis Shqipërisë (mëmë) dhe Kosovës (martire) por, si një amalgim e ribashkim spontan dhe krejtësisht i natyrshëm qē padrejtësisht dhe me argumentin e forcës serbe u shkaktua gjatē luftêrave ballkanike… aty në vitin 1912.

bredhi

Tani, hapja e kësaj teme po nga këto grupe e klane kryesisht interesi e me qëllime të padiskutueshme djallëzore (!), përveç humbjes së kohës dhe shterrjes së energjisë dhe potencës sonë individuale e kolektive, ka edhe qëllimin; e krijimit tē konfuzionit në sferën publike dhe ate politike, si edhe shpërqendrimin e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës nga obligimet dhe ngarkesat e tyre “ditore”?!

Bashkimi kombëtar, për mua e mendoj që edhe për shumicën qytetare ka filluar qysh gjatë kohës së egzodusit “biblik” të që u shkaktua gjatë vitit 1999. E që tronditi gjithë botën si për mënyrën ashtu edhe modelin e ndjekjes, dëbimit dhe përsekutimit që u bëri shqiptarëve kosovar, Serbia e Millosheviqit! Bashkimi kombëtar, poashtu mund të thuhet se ka filluar edhe me kthimin sui generis historik, që ata e bënë në Kosovën e dërmuar dhe shkatërruar ekonomikisht e politikisht por, jo edhe shpirtërisht e moralisht… Bashkimi, është proces në të cilin punohet e investohet institucionalisht (si nē rastin e dy Gjermanive të pasluftës së dytë botërore) e jo megalomani e përflitje (jo) publike vetëm e ca individëve, e subjekteve politike. Apo si thot me metaforë at Gjergj Fishta; “Shkrepi dielli buzes Cukalit eja e t’kendojme, oj Zane e malit eja e t’kendojme n’Lahute t’Malsise si ata krenat e Shqiptarise ne Prizren na jane bashkue
per me fole se si me e peshtue prej capojve t’Malit t’Zi qi ka dyndun top e ushtri me hi n’Plave, me hi n’Gusi me marre Shkodren me Malsi…”

Shkruan: Fadil MALOKU

Leave a Reply