Njihuni me virusin më të rrezikshëm që e shkatërron kompjuterin tuaj

0
197

Në rast se Mydoom është pjesë e kompjuterit tuaj, gjasat janë shumë të mëdha që ai të infektohet dhe të dëmtohet pashmangshëm. Ky konsiderohet se është virusi më i rrezikshëm i kompjuterëve që përhapet shpesh dhe shkakton dëme të mëdha.

Ai daton nga viti 2004, shkruan “Allaboutcookies” dhe synim i tij ishte vjedhja dhe emaileve dhe qasja e plotë në kompjuterë.

Image
Kështu duket një mesazh i shpërndarë nga Mydoomi

Atëbotë, Mydoomi kishte shkaktuar mbi 38 miliardë dollarë dëme në kompjuterët e përdoruesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm.

“Unë thjeshtë po e kryej punën”, ishte mesazhi që përdoruesit e pranonin posa klikonin në linkun që shpërndahej nga virusi në posten elektronike.

Krijuesi i këtij virusi ishte Craig Schmugar, drejtor në firmën e sigurisë, McAfee.

Mydoomi është virusi më i rrezikshëm, por në atë listë renditen edhe Sobigu, Confickeri, Klezi, ILOVEYOU, WannaCry, Sasser, e të tjerë./Koha

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here