Njerëzit me grupin e gjakut A janë veçanërisht të rrezikuar nga Kovid-19

0
386

Mjekët gjermanë dhe norvegjezë i kanë konfirmuar pretendimet e homologëve të tyre kinezë se lloji i gjakut ka një rol vendimtar në zhvillimin e sëmundjeve nga koronavirusit i ri.

Shkencëtarët kinezë në fillim të marsit zbuluan se njerëzit me grupin e gjakut A kanë simptoma më të rënda sesa ata me llojin e gjakut 0 (zero).

Studiuesit nga Universitetet në Oslo dhe Kiel, bazuar në 1.610 analiza të gjaku të kryera te njerëzit me zhvillim të rëndë të sëmundjes, që ndodhen në respiratorë, zbuluan se njerëzit me grupin e gjakut A kanë më shumë gjasa të infektohen. Përndryshe, mostrat e gjakut të analizuara janë nga njerëz nga zonat më të prekura në Itali dhe Spanjë.

Hulumtimi, i udhëhequr nga shkencëtari norvegjez Tom Karisen dhe gjermani Andre Franke, tregon se pacientët me grupin e gjakut A kanë dy herë më shumë gjasa të kyçen në aparat të frymëmarrjes sesa njerëzit me grupin e gjakut 0.

Njerëzit me grupin e gjakut O janë konstatuar se kanë një efekt më të madh mbrojtës, dhe për këtë arsye kanë një rrezik më të ulët të infeksionit.

Në Gjermani, 37 për qind e popullsisë ka grupin e gjakut A +, 35 për qind kanë grupin e gjakut O +, dhe gjashtë për qind e kanë A- dhe O-.

“Lloji i gjakut në thelb mund të jetë një faktor rreziku për sëmundje,” theksoi profesori i mjekësisë interne në Universitetin e Grajsvald, Markus Lerh, duke shtuar se lloji i gjakut duhet të merret parasysh kur përcaktohen disa sëmundje kronike.

Profesoresha e mjekësisë interne në Universitetin e Vjenës, Renate Hajnc, e cila për një periudhë të gjatë merret me lidhjen e llojit të gjakut dhe sëmundjen kronike, thekson se në kardiologji është e njohur që njerëzit me grupe gjaku A, B dhe AB kanë më shumë gjasa të sëmuren nga sëmundje koronare.

“Gjashtë përqind e sëmundjeve të zemrës mund të lidhen me një lloj gjaku ‘të pafavorshëm”, kumtoi Shoqata Gjermane e Kardiologëve.

Leave a Reply