Një familje në fshatin Brekoc të Gjakovës ka mbetur e bllokuar nga vërshimet

0
234

Shiu i rrëmbyeshëm në Gjakovë ka ngritur nivelin e ujit gati duke i fundosur edhe veturat në rrugë.

Pamjet e siguruar nga Reporteri.net nga qyteti shfaqin përmbytje të mëdha pas reshjeve të fuqishme të shiut.

Si pasojë e reshjeve të mëdha një familje në fshatin Brekoc të Gjakovës ka mbetur e ngujuar.

https://video.gjirafa.com/306512088-431822295598208-1188995171203558789-n-mp4-2

Reporteri.net ka tentuar të marë një prononcim nga kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, për gjendjen momentale nga vërshimet në këtë komunë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike.

As nga Policia e Gjakovës nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike.

Leave a Reply