Nis takimi trepalësh Kurti-Borrell-Vuçiq

0
141

Ka nisur në Bruksel takimi i përbashkët mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Pas dy takimeve ndaras me palën kosovare dhe atë serbe, Borrell ka pritur në takim të përbashkët Kurtin dhe Vuçiqin.

Fokusi i takimit do të jetë mbi propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në takimet ndaras një orëshe, Borrell ishte i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i Evropës për Dialog, Miroslav Lajçak, ndërsa në ndërtesën e BE-së në Bruksel ndodhet edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në fund, Borrell do të deklarohet para mediave lidhur me takimet e zhvilluara.

Leave a Reply