Nga ‘pagëzimi’ i Messit tek marrja nga ‘duart’ e rekordit të Peles – 16-vjeçari Lamine Yamal magjeps Euro 2024

0
177

Spanja fluturoi në finalen e Euro 2024, teksa ishte Lamine Yamal ai i cili shënoi golin e parë për skuadrën e tij në këtë gjysmëfinale.

Por, goli jo vetëm për rëndësinë që kishte në atë ndeshje, por theu edhe rekordin si golashënuesin më të ri ndonjëherë në historinë e Kupave të Evropës dhe Botërorit me vetëm 16 vjet e 362 ditë jetë, duke ia marrë kështu rekordin Pele-s.

Një fat, ai i Yamal, i cili ndërthuret edhe me historinë e Leo Messit. Sulmuesi i ri spanjoll në fakt është “pagëzuar” nga legjenda e futbollit në vitin 2007.

Ashtu si vitin e kaluar, gazeta spanjolle “Sport” vendosi të bënte një kalendar bamirësie në bashkëpunim me UNICEF, sponsor i Barcelonës së Laportës në atë kohë.

Prandaj u organizua një fushatë rekrutimi midis familjeve që kishin rënë në kontakt me organizatën ndërkombëtare për çështjet e mirëqenies dhe mes tyre ishte edhe ajo e Yamalit, i cili jetonte në Rocafonda.

Nga pagëzimi i Messit në rekordet e Peles: Yamal magjeps Euro 2024 - foto 1

Falë babait të Yamal, në ditët e fundit, fotografia e Messit duke pagëzuar 16-vjeçarin u bë virale menjëherë.

Historia është ciklike dhe disa ngjarje përsëriten pas vitesh, si ngritja e Yamal në fushën ndërkombëtare, që të kujton shumë atë të Messit.

Dhe duke folur për ecuri dhe rikthime historike, goli i mbrëmshëm ndaj Francës nuk është gjë tjetër veçse riprodhimi besnik i atij të shënuar nga spanjolli në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian U-17 2023, kundër Francës.

Qershia mbi tortë për Yamal mund të jetë finalja të dielën më 14 korrik, një ditë pas ditëlindjes së tij të shtatëmbëdhjetë.

Festimi me fitoren e Euro 2024 mund të jetë dhurata më e mirë e ditëlindjes që sulmuesi spanjoll mund të dëshirojë: dhe kushedi, ndoshta gjithçka mund të përfundojë duke fituar çmimin MVP të eventit gjerman.

Yamal shkon i egër: "Fol tani!". Përgjigje ndaj fjalëve të Rabiot? - foto 4

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here