Nëna në Prizren në hall me djalin e saj 24-vjeçar, e kërkon ndihmën e Policisë

0
350
Foto: Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Korishë të Prizrenit, ku një grua ka denoncuar djalin e saj në Polici.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se 46-vjeçarja ka deklaruar se gjatë një konflikti verbal, djali i saj ka demoluar shtëpinë.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në kapjen e 24-vjeçarit, pasi që i njëjti menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet  i dyshuari.

Leave a Reply