Në “Shatërvan” goditet një fëmijë me motoçikletë

0
523

Një motoçiklist me targa vendore ka goditur një fëmijë në sheshin “Shatërvan” të Prizrenit.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00. Fëmija me autoambulancë është dërguar në Emergjencë në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar.

“Ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime te lehta ku të përfshirë kanë qenë një motoçiklistë me targa vendore dhe drejtues mashkull kosovar dhe një këmbësori fëmijë mashkull kosovar. Këmbësori, me autoambulancë është dërguar në Emergjencë Në Prizren dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, njofton përmes raportit të përditshëm Policia e Kosovës.

Leave a Reply