Në planin evropian parasheh që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë Misionet e Përhershme

0
126

Plani Evropian ka qenë i shumëpërfolur kohëve të fundit, si propozim për zgjidhjen e çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, Bashkimi Evropian e ka publikuar për herën e parë këtë dokument, i cili u dakordua nga palët por nuk u nënshkrua.

Sipas këtij plani, Kosova dhe Serbia parashihet që të shkëmbejnë misionet e përhershme.
Kështu thotë pika e 8 e këtij plani.

Neni 8

Palët do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse. Çështjet praktike në lidhje me themelimin e Misioneve do të trajtohen veçmas.

Bazuar në këtë marrëveshje gjithashtu parashihet edhe angazhimi i palëve në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në ekonomi.

Leave a Reply