Një person është gjobitur me 500 euro në Prizren pasi kishte mbledhur mbeturina dhe u kishte vënë zjarrin në lagjen Arbana.
Rasti është evidentuar më 6 tetor nga patrulla e Stacionit Policor Prizren-Veri, gjatë patrullimit. Sipas Policisë, djegia e mbeturinave kishte shkaktuar ndotje të ambientit.
Ndaj personit është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, në bazë të ligjeve në fuqi.














































