Gjatë stinës së vjeshtës zakonisht humbim më shumë flokë. Kjo vjen si një reaksion i zakonshëm si pasojë e ekspozimit në diell gjatë stinës së verës, me ç’rast vjen deri te sekretimi i hormonit të rritjes së flokëve.
Faza në të cilën zakonisht ndodh rënia e flokut zgjat nga katër deri në gjashtë javë, por nëse kjo fazë zgjat më shumë, atëherë duhet t’i drejtoheni mjekut. Një test i tillë kryhet në flokët që nuk janë larë për tri ditë.
Për ta parandaluar një fenomen si ky, duhet të merrni sa më shumë vitamina dhe minerale.
Tretmanë të shumtë ndikojnë në parandalimin e rënies së flokëve, madje ekspertët këtë e shohin si një proces që merr kohë.
Mund të përdorni vitamina të kompleksit B, zink, hekur e po ashtu mund të përdorni ampula, maska dhe krem për parandalimin dhe rritjen e flokëve, por gjithsesi se mjekët dhe ekspertët ju këshillojnë që të keni kujdes në përdorimin e tyre, ngase çdo ilaç mund ta ketë edhe anën e kundërt të medaljes.















































