Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së gjatë të Cristiano Ronaldos, lidhur me largimin e tij nga grumbullimi i kombëtares.
I rrethuar nga gazetarët jashtë shtëpisë së tij, Jesus tha se ende nuk e kishte lexuar deklaratën e kapitenit portugez.
“Kam qenë në ndeshjen e Portugalisë U21 kundër Çekisë. Nuk pata kohë ta lexoja”, deklaroi Jesus.
Ronaldo pretendon se Jesus i kishte premtuar rreth 30 minuta lojë ndaj Norvegjisë, por në fund nuk e aktivizoi. Sipas tij, kjo ishte hera e dytë që trajneri nuk e mbajti fjalën.
Pas situatës së krijuar, Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë. Tashmë pritet reagimi i plotë i Jorge Jesusit pasi ta lexojë deklaratën e yllit portugez./04 Online/















































