Zhegrova po shkëlqen, Evertoni mund të pendohet për mundësinë e humbur

0
1

Edon Zhegrova po kalon një periudhë të shkëlqyer, duke u rikthyer në formën e tij më të mirë si me Juventusin, ashtu edhe me Kombëtaren e Kosovës.

27-vjeçari ka realizuar dy gola dhe një asistim në katër paraqitje me Juventusin, ndërsa me Kosovën ishte ndër lojtarët më të dalluar ndaj Austrisë, ku asistoi për golin e Fisnik Asllanit.

Paraqitja e tij ishte mbresëlënëse edhe në statistika. Zhegrova realizoi 8 driblime, fitoi 15 nga 19 duele dhe rikuperoi topin në gjashtë raste.

Evertoni kishte shfaqur interesim për yllin kosovar që nga dimri i kaluar dhe e kishte diskutuar edhe mundësinë e një huazimi me Juventusin, por marrëveshja nuk u realizua.

Tani, me formën e tij në rritje, Zhegrova po dëshmon se mund të ishte një përforcim i rëndësishëm për skuadrën angleze./04 Online/