Milani po përgatit një lëvizje për sulmuesin e Manchester Unitedit, Joshua Zirkzee, gjatë afatit kalimtar të janarit, sipas “Calciomercato”.
Klubi italian kishte tentuar më parë ta transferonte holandezin, i cili këtë sezon ka luajtur vetëm 70 minuta në të gjitha garat për Unitedin, të gjitha si zëvendësues. Raportohet se anglezët janë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij në janar.
Zirkzee, 25-vjeçar, ka përvojë në Serie A nga koha te Bologna dhe më herët ishte lidhur edhe me Juventusin e Romën.
Milani, që aktualisht renditet i pesti në Serie A, po kërkon të përforcojë sulmin, ndërsa trajneri Ruben Amorim ka në dispozicion Goncalo Ramosin dhe Francesco Camardën./04 Online/














































