Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 47 aksidente, policia dënon afër 2 mijë shoferë

0
155
Foto: Ilustrim

Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës bën të ditur se 17 nga aksidentet ishin me persona të lënduar, kurse në 30 aksidentet tjera raportohet vetëm për dëme materiale.

Gjithashtu polica gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 1 mijë e 994 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia në 24-orët e fundit ka arrestuar edhe 23 persona, 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dy persona në dalim policor dhe tre të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply