Ndoshta, reciprocitetit duhet t’i themi lamtumirë!

0
482

Nëse vërtetë po tentohet të shtyhet reciprociteti edhe për tre muaj (qysh paskan paralajmëruar Lajçak e Eskobar), atëherë, unë mendojë që pala kosovare (qeveri, opozitë, shoqëri civile, mediatike, ASHAK, etj.) duhet ta rishqyrtojnë si taktikën e deritanishme, ashtu edhe strategjinë (nëse, natyrisht ka pas ndonjëherë; sepse, në Bruksel qysh tha edhe Amb. Hill “Serbia ishte e përgatitur për negociata…” , që nënkupton se pala kosovare atje shkoi, sikurse herave tjera “meduar në xhep) e veprimit dhe angazhimit, karshi Serbisë dhe partnerit tonë strategjik ShBA-ve.

Arsyeja, e vetme është se; Po shihet ashiqare, po edhe po dëshmohet që rruga e reciprocitetit, ishte jo vetëm e padobishme por edhe një rrugë qorre që shërbeu vetëm për “blerjen e kohës”(që Serbisë i nevojitet, derisa Rusia t’ia lidhë kryet frontit të hapur në Ukrainë), e assesi rrugë e zgjidhjes. Kosova, sot si asnjëherë më parë, ka nevojë për një konsensus (partiak, ideologjik, politik, e civil) që i del përballë si makinerisë serbe, po edhe u jap përgjigje ambicieve të miqve, po sidomos interesave të amerikane në rajon që po shpresojnë se duke bërë koncesione në dëm të Kosovës, do e arrijnë “shkurorëzimin” e Serbisë me Rusinë…

Unë mendoj, që po vjen koha ta aktivizojmë “kartën” e harruar të bashkimit. Jo si kërcënim, por si taktikë për t’i rehatuar si interesat tona ashtu edhe ato amerikane, në Ballkan. Politikëbërësit shqiptar, duhet ta rikujtojnë përherë leksionin e testuar makiavelist, që; Në politikë,s’ka miqësi të përhershme, por, ka vetëm interesa të përhershme.

Shkruan: Fadil MALOKU

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply