Ndoshta jemi me fat në këtë kohë krize me qeverinë Kurti

0
440

Vendi ynë, për vite të tëra është përballë me gjendjen e vështirë ekonomike sociale, shëndetësore, energjetike dhe po përballet edhe tani në ketë kohë dhe do të përballet edhe më tutje.

Megjithatë ajo që nuk kemi parë deri më tani, është se edhe në shtetet me qeveri më të fuqishme të botës po përballen me të njëjtat vështirësi.

Ndonëse faktorët tanimë janë evident dhe të njohur, pra si pasojë e Covit-19 dhe luftës në mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë qeveritë njëra pas tjetrës nuk e kishin zhvilluar sektorin e prodhimit dhe as kapacitetet gjeneruse të energjisë elektrike për të qenë të pavarur.

Prandaj vendi ynë është i varur kryekëput nga produktet e huja po ashtu i varur edhe nga energja elektrike.Pra ky është fakt që e thonë edhe ekspert të fushave përkatse.

Mirëpo ne momentin që ne vendet ne rajon ngritën çmimet,automatikisht si rrjedhoj ngritën edhe të ne si psh:produktet ushqimore, derivatet e naftes dhe energjia elektrike.

Teksa energjia elektrike është edhe ne mungesë për ta siguruar e blere atë dhe jo sikurse me parë që kishte mjafte e shumë të lirë ne kohën qe kishte reduktime të ashpëra ne vendin tonë,shtuar faktin tjetër këtu se ka edhe oligark të bizneseve të cilët përfitojnë nga situata të tilla.

Mirëpo ne anën tjetër na gëzon fakti se kjo Qeveri ka nenshkruar marrveshje me SHBA-të dhe BE-në që do të investojnë ne sektorin e energjisë dhe për një të ardhme të afert nuk do të ketë me kriz energjitike ne vendin tonë.

Me ç’rast si për çudi e habi ne raport me shtetet të tjera ne vendin tonë nuk po i marrin seriozisht e për bazë këta faktor te cilët e kane fut botë ne krizë dhe vendin tonë po ashtu,por po e kritikojnë e fajësojnë qeverinë Kurti që sipas mendimit tim nuk është aspak fajtor as për Covid-19 dhe as për luftën ne mes Rusisë dhe Ukrainës dhe as për ngritjen e çmimeve e mungesës se energjisë për ta blere ne rajon atë.

Për me tëpër êshtë qeveria e parë që krahas kapaciteteve buxhetore ka ndarë mjetë për shumë kategori me theks të veçant për gratë lehona për fëmijët e tyrë,për student dhe nuk ka familje që nuk ka përfitu nga kjo qeveri dhe është pikrisht kjo e fundit e cila ka katerfishuar suvencionet dhe mendoj se nuk është pak kjo ne rrethana krize globale,përkundër qeverive të kaluara ne rrethana normale të cilët nuk kishin ndarë mjete për këto shtresa,por vetëm për oligarkët e tyrë bosa.

A është prefekt kjo Qeveri?Me plot kuptimin e fjalës thëm se jo e ne veçanti të disa ministra me prefarmancë zero dhe të cilët po qeverisin me zyrtarë të koruptuar të ish pushtetit dhe për këta ministra faturen e përgjegjsisë e mban kryeministri Kurti që nuk i shkarkon ata.

Por prap se prap,kur na kujtohen ata ministrat e me parë të cilët i keqpërdornin pozitat me darka dreka të shtrejta dhe udhtime brenda dhe jasht vendit dhe që i bllokonin Baret e BE-së e kadat me pije të shtrejta e shampanjë e shfalerka,prap thëm se me mirë se ata paraprak janë.

Ndërsa ne planin e jashtem ne bisedimet me Serbinë,duke parë se ne çfarë përfaqsimi kishim me parë dhe tani,megjithatë prap thëm se qëndrojmë me mirë.Pra është qeveria e parë që nuk kishte lejuar Serbinë me organizu zgjedhje ne Kosovë dhe është qeveria e parë ne raport me Serbinë vendos reciprocitet ne targa e dokumenta dhe është qeveria e parë e cila grupet kriminele dhe të kurupsionit po i përndjek ne veri të vendit dhe gjithëandej.

Prandaj duke i marr përbaz këta faktor ,them se ndoshta jemi me fat ne ketë kohë krize që është Qeveria Kurti.

Shkruan: Hysni GASHI

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply