Federata Shqiptare e Futbollit ka një njoftim të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në ndeshjen e ditës së nesërme, Shqipëri-Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45, SuperSport 2). E vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë.
Në mënyrë që të mos krijohen radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë.
Federata Shqiptare e Futbollit falënderon tifozët për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pashtershme që i dhurohet gjithmonë ekipit Kombëtar.
“Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe në mbështetjen tuaj të përhershme“, përfundon komunikata zyrtare e FSHF-së.